I shërbeu Wikileaks, Obama "fal"
ushtaraken e dënuar me 35 vjet

I shërbeu Wikileaks, Obama ushtaraken e dënuar me 35 vjet">
Presidenti në largim i SHBA-së, Barack Obama, ka urdhëruar sot  uljen e dënimit për ish ushtaraken e ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, e cila nxori 750 mijë faqe dokumentesh sekret të SHBA-së dhe video për ËikiLeaks.

Edhe themeluesi Julian Assange pak ditë më parë pranoi se do të ekstradohej në SHBA me kushtin që të lirohej ushtaraku Manning.

Gjithashtu presidenti Obama ka falur edhe James Cartëeight, një prej ish drejtuesve të ushtrisë amerikane, i cili u shpall fajtor në vitin 2012 për nxjerrje të informacioneve sekrete të SHBA-ve për programin bërthamor të Iranit, dy gazetarëve.

Ndërkohë Manning, një transgjinore, e cila u shpall fajtore për 20 nga 22 akuzat e ngritura ndaj saj, u dënua me 35 vite burg nga gjykata do të fitojë lirinë në 17 maj, duke përfituar kështu një ulje dënimi prej 28 vitesh.

Në vitin 2010, i cili ishte edhe kulmi i skandalit të Ëikileaks, presidenti i zgjedhur, Donald Trump, gjatë një interviste për Fox Neës, se dënimi i Manning ishte diçka e turpshme dhe se mendonte se duhet te ishte një dënim me vdekje.

Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se gjatë gjykimi të saj, Chelsea Manning, nuk u gjykua për akuzën e dhënies së ndihme armikut, prej të cilës mund të merrte një dënim me vdekje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës