ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u denoncua nga një 38-vjeçar italian për kanosje dhe zhvatje.
I riu shqiptar ende i paidentifikuar kishte marrë peng një orë italianit në mungesë të parave të drogës së shitur, dhe kishte rënë dakord që paratë e tjera do t’ja kthente në ditët në vijim.
Si dënim për vonesën, me kërcënime shqiptari i kërkonte që të paguante borxhin duke i shtuar 50 € për çdo ditë vonesë.
I riu është arrestuar nën akuzat e posedim dhe shitjes së drogës.
Komento