Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një 24-vjeçar, i cili dyshohet se me anë të mashtrimit i ka shitur një shtetaseje sende floriri falso. Burime zyrtare nga policia e kryqytetit kanë bërë me dije se në pranga ka përfunduar A. S., banues në Tiranë, nën akuzën e veprës penale të “Mashtrimit”. 24-vjeçari mashtroi 35-vjeçaren me inicialet A. S. “Në vijim të komunikatës së dhënë datë 13.12.2015, e cila bën fjalë për veprën penale të “Mashtrimit”, ndaj shtetases A.S, më datë 05.01.2016, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, u ndalua me iniciativë shtetasi S.Ç, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e policisë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)











