I shkroi ese në New York Times, presidenti Trump: E di se kush është autori anonim

I shkroi ese në New York Times, presidenti Trump: E di se kush është autori anonim

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai e di se kush është zyrtari i administratës i paraqitur si anonim që shkroi një ese në gazetën New York Times dhe më vonë një libër kritik për presidentin.

I pyetur për autorin, të cilit në Uashington i referohen si “anonimi”,Presidenti Trump u tha gazetarëve jashtë avionit Air Force One: "Unë e di kush është. Nuk mund t'jua them emrin, por e di kush është".

Identiteti i anonimit mbetet i panjohur për publikun. Në shtator 2018, ai botoi një opinion në gazetën New York Times, dhe në vitin 2019 publikoi librin e quajtur “A Warning”. (Një paralajmërim).

Presidenti Trump, i cili vazhdimisht e kritikon median amerikane, bëri thirrje për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë për gazetën New York Times dhe tha se po mendonte të merrte masa kundër gazetës pas botimit të opinionit.

Disa zyrtarë të njohur të administratës Trump, duke përfshirë sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin e mbrojtjes në atë kohë Jim Mattis, kanë mohuar se janë “anonimi”.

Autori anonim shkruante se përpjekja e një rrethi të ngushtë zyrtarësh për ta hequr zotin Trump nga presidenca u hodh poshtë për të shmangur një krizë kushtetuese.

Megjithëse libri ishte në serinë e më shiturve për javë të tëra, kritikët e quajtën autorin oportunist dhe njeri pa kurajon për të dalë hapur./VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen