Komandanti i Ekipit të kërkim-shpëtimit rrëfeu për Report Tv, operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Cengu u shpreh se fatkeqësisht u nxorën 26 trupa të vdekur nga rrënojat. Por arritën të nxirrnin të gjallë një fëmijë. Ekipi shqiptar asistoi një ndërtesë të rrënuar për të bërë të mundur nxjerrjen e personave.
“Hatay është shumë më i prekur, qytet kurë. Kur mbërritëm në Malatia morëm detyrën, një pallat 8-katësh, ishte një ndër rrënojat më të vështira për të operuar.
![]()
Duhej improvizuar dhe të merrej informacioni paraprak sepse qëllimi ishte të nxirrnim të gjallë, ne vetëm një fëmijë arritëm të nxjerrim të gjallë. Kemi nxjerrë 26 trupa të pajetë. Tërmeti i dytë ka qenë më fatali sepse mendonin se nuk do të kishte tjetër.”- tha Cengu.
Më tej, Cengu u shpreh se gjithnjë punohet me të njëjtin përkushtim.
“Mentaliteti ynë ishte që të gjenim njerëz të gjallë gjithnjë e më tepër. Nga momenti i parë deri tek fundit ne punojmë me të njëjtin përkushtim.”- tha ai.
Kujtojmë se tërmeti i 6 shkurtit të goditi Turqinë e Sirinë ka shkaktuar në total 48 mijë viktima. Pas tërmeteve të fuqishme në Turqi, të gjithë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit për të shpëtuar qytetarët.
Intervista e plotë

