Një 40-vjeçar i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Krujë.

Bëhet fjalë për shtetasin A. B., banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë të dhënë në vitin 2021. Ai ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

40-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga nga policia në territorin e Krujës. Pas arrestimit, ai do të dërgohet për të vuajtur dënimin e caktuar nga gjykata.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë

"Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme" 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë