I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë! I dënuar nga autoritetet italiane me 19 vjet burg

VLORË- Lorenc Kapllani (Sadikaj) është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Autoritetet italiane e dënuan Kapllanin me 19 vite e 6 muaj burg, nga të cilat i kanë mbetur të vuajë 16 vite e 6 muaj.

Kapllani, banues në Vlorë u arrestua mbrëmë në lagje ’10 korriku’ ndërsa pritet ekstradimi i tij në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 14/10/2023 11:34

    sazan gera me mond gogon t kan spiunuar o mavri

    Përgjigju
  • Vlora: 14/10/2023 10:59

    Epo e provoi te fitonte lek pa djerse . Nji sekuestrim dhe pasurive e ta gezoje sapunin ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'