I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 21-vjeçari në Morinë i cili do të ekstradohet në Kanda

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 21-vjeçari në Morinë i cili do të ekstradohet në Kanda

Foto ilustruese

KUKËS- Një 21-vjeçar është arrestuar në hyrje të Pikës Kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje e shkallës së dytë".

Policia ka prangosur Artin Korçën, banues Gjilan, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottawa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale "Vrasje e shkallës së dytë".  

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy