TIRANË- 26-vjeçari Alban Mija nga Kamza ka rënë në prangat e policisë, ai ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm”.
I riu u kap në vendin e quajtur "2 rrathët", në unazën e re, më pas ai u dërgua në Policinë e Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme procedurale.