Kledist Hysa, 40 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.
40-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në rrugën "Jordjan Misja".
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.