TIRANË- Një 36 vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë F.M ndaj të cilit gjykata e kryeqytetit kishte caktuar masën ‘arrest me burg’ për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Më herët, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, vetëm në Tiranë janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.
Komento