Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi rezultonte si i shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe ndaluan 25-vjeçarin në kërkim banues në Derven, Krujë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento