Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 33-vjeçari, do ekstradohet në Itali! Prangoset edhe një 59 vjeçar në Elbasan, i dënuar 7 vite e 5 muaj

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 33-vjeçari, do ekstradohet në Itali! Prangoset edhe një 59 vjeçar në Elbasan, i dënuar 7 vite e 5 muaj

Foto ilustruese

TIRANË- Një 33-vjeçar ka rënë në pranga në aeroportin e Rinasit pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Klajdi Çela (Cela) do të ekstradohet drejt Italisë pasi ndaj tij Gjykata e Pavias ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky vendim është marrë në vitin 2019, ndërsa akuzohet për trafik droge. Deri në 20 vite burg rrezikon 33-vjeçari sipas Kodit Penal të Italisë, ndërsa ai ka qenë më parë i dënuar në Gjermani po për të njëjtën akuzë.

Ndërkohë, një tjetër 59-vjeçar, Sali Allushi është arrestuar në Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar 59-vjeçarin me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ai është kapur në vitin 2011 në dalje të qytetit të Elbasanit, ku bashkë me dy persona të tjerë ka qenë duke shitur lëndë narkotike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm