Marjus Balo ka rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik droge.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan Marjus Balon, 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2021, e ka dënuar me 1 vit, 3 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento