I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 53-vjeçari në Fier

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Foto ilustruese

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge ka rënë në prangat e policisë në Fier mëngjesin e sotëm. Mësohet se në pranga ka rënë Gentian Guda. Ky i fundit është dënuar nga gjykata me 10 vite burg për trafik droge.

Me vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim. Guda në 2015 është kapur në Portin e Vlorës duke tentuar të trafikojë kanabis drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë
Një tjetër person në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë së Fierit. Kapet dhe vihet në pranga një 53-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gentian Guda, 53 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 10 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe me vendimin e datës 29.09.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim.

Në vitin 2015, shtetasi Gentian Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lëndë narkotike marijuanë në shtetin italian. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen