Pjesë e grupit që trafikoi në Itali 19 kg heroinë, arrestohet në Fier 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Pjesë e grupit që trafikoi në Itali 19 kg heroinë, arrestohet në Fier 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Foto ilustruese

Një 44-vjeçar banues në Fier është vënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është Mikel Rama  dhe akuzohet nga drejtësia Italianë për kryerjen e veprës penale “Organizata krimininale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

Arrestimi i 44-vjeçarit është bërë falë një operacioni të mirë organizuar të Policisë dhe Interpol Tiranës.

Sipas mediave Italiane Mikel Rama së bashku me Besnik Ukan në vitin 2009 akuzohet se kishte importuar dhe ishte pjesë e një grupi që trafikonin Heroinë dhe Kokainë. Heroina sipas autoriteteve italiane vinte nga Ballkani ndërsa kokaina importohej nga kanalet e Evropës Veriore, në veçanti nga Holanda. Në atë kohë ndaj këtij grupi u lëshuan 16 urdhër arreste pasi u sekuestruan 19 kg heroinë dhe 4 kg kokainë.

Grupi ishte i mirë organizuar, ata kishin tregtarë dhe shpërndarës të vegjël që shpërndanin mallra në treg. Sipas mediave italiane droga do të shpërndahej për konsum në zonën e Lombardisë dhe Toscanës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë