Autoritet italiane kanë sjellë një kërkesë për njohjen e vendimit të dënimit të shtetasit shqiptar Kreshnik Budlla.

Ky i fundit, i përfshirë në trafik droge në Itali i ka shpëtuar një atentati me armë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, vitin e shkuar.

Kërkesa e italianëve është administruar pak ditë më parë nga zyra e marëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila më tej materialin e ka referuar në prokurorinë e Tiranës.

Më pas, kjo e fundit në prill të këtij viti i është drejtuar gjykatës së Tiranës për njohjen e vendimit penal të huaj kundër shtetasit Kostaq Kosta allias Kreshnik Farruku (Budlla).

Budlla është emri i bashkëshortes së tij.

Në 17 korrik të 2015-ës, Budlla i ka shpëtuar një atentati në një kafene në rrugën “Don Bosko”. Nga të shtënat me armë, është plagosur gabimisht një femër, kliente e lokalit, ku qëndrondre dhe Kreshnik Budlla.

Budlla rezulton i dënuar dhe në Spanjë dhe se ka rreth 1 vite e gjysëm që është liruar nga burgu në Spanjë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)