VLORË- Një 34 vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në lagjen Kushtrim të Vlorës. Viktima është Kreshnik Dashi, ku fillimisht u raportua se ai kishte vdekur si pasojë e një arresti kardiak por pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se 34-vjeçari ishte qëlluar me armë.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 06:05 të mëngjesit të kësaj të mërkure nga banorë të zonës. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar policinë. Mësohet se Dashi kishte shenja dhune në kokë dhe plagë me armë zjarri në shpatull. Ai po kthehej nga puna rreh orës 00:00 të natës për në shtëpi dhe është vrarë vetëm pak metra larg banesës në një kohë edhe kur nuk kishte energji elektrike.

Viktima Kreshnik Dashi

Kreshnik Dashi kishte lindur në fshatin Lubonjë të Vlorës ndërsa ishte zhvendosur në këtë lagje rreh 10-12 vite më parë. 34-vjeçari  punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe ishte baba i një fëmijë 7 vjeçc.

Nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal. Bëhet me dije është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.