I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!

I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!

Sali Berisha, kryetari i PD-së

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. 

Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar. Greqia e ka ftuar në ceremoninë që ambasada e Greqisë në Tiranë organizon për nder të Festës Kombëtare të Greqisë më 25 Mars.

Njoftimin e shpërndan dhe e shoqëron me lutjen që “sipas dëshirës ta ndjekim”.

Nuk dihet se çfarë duhet të ndjekim: koktejin e ambasadës apo hyrjen e Berishës në një ceremoni të një ambasade. 

Sidoqoftë, duket që është i gëzuar. Ka katër vjet pa e ftuar askush për kafe. Greqia e çau rrethimin. Bravo Beleri!

Postimi i Sali Berishës në Facebook

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmut Gaxhi Çafai: 27/03/2025 11:51

    Sali Bajga buri mē pis nē historin Shqiptare.

    Përgjigju
  • Luarasi: 25/03/2025 22:35

    "Timeo danaos e dona ferentes" Ka theme Latino. Shqip: kujdes nga greket edhe kur bejne dhurata.

    Përgjigju
  • Deepleak: 25/03/2025 19:43

    Ty s'të fton as Erdogani mër nul. Të ka ftu Grqia? Iku Janulla e ke ngel agjent i vetmuar. Aset grek.

    Përgjigju
    • Haki: 26/03/2025 04:23

      Ku janë tani ata që e akuzonin Edi Ramën si pro-grek?!

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian

SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian