I tha "kafshë", Beqaj: Zonja
Dedaj ndjesë, njeri i gjallë jam

I tha Dedaj ndjesë, njeri i gjallë jam">
TIRANE -  Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar ndjesë publike për "fjalët e pahijshme" siç ai i cilësoi, ndaj deputetes demokrate Albina Dedaj. "Dua t'i kërkoj ndjesë zonjës Dedaj për fjalët e pahijshme gjatë seancës pak më parë. Janë fjalë që nuk duhet të përdoren nga askush aq më tepër nga ne që kemi marrë një post publik, por mesa duket edhe unë njeri i gjallë dhe në vazhdën e fyerjeve të përsëritura, e tejkalova atë që e përsëris, askërkush nuk duhet t'i përdorë. Do të shpresoj që kjo ndjesë publike që po kërkoj të vlejë që në ditët në vijim që të përdorim sa më pak fyerje. Zonja Dedaj edhe një herë ndjesë," është shprehur Beqaj.

Në fakt ishte kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, i cili pas vendimit të Byrosë Parlamentare për mospërjashtimin e ministrit Beqaj me argumentin se ai nuk është deputet, kërkoi nga ky i fundit që të kërkonte ndjesë ndaj deputetes Deda.

"Del argumenti se ministri nuk është deputet dhe ndaj nuk mund të dënohet nga parlamenti. Këta mund të vjedhin, bëjnë çdo gjë, por ligji nuk i kap, se janë të paprekshëm. Ky zotëria pavarësisht se mund të fyejë edhe një grua prapë nuk mund të dënohet. Ne për të treguar që nuk jemi si këta, do t'i kërkojmë këtij zotërisë të vijë këtu të kërkojë falje publikisht, në të kundërt seancë nuk do të ketë," tha Paloka.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal