I tha se ka frikë se do ta shfrytëzojë, Kiara habit Luizin me përgjigjen: S’je as i pari, as i fundit
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bisedojnë herë pas here natën vonë, ku nuk mungojnë as komentet për raportin që kanë krijuar ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.
Mbrëmë këngëtari i thotë se “ka frikë se duke e ditur se sa shumë ndjen ai për të, ajo do ta përdorë atë shumë bukur, jo në mënyrë shfrytëzuese”.
Menjëherë reagon moderatorja, e cila thotë “nuk je as i pari dhe as i fundit”. Këto fjalë duket se nuk i pëlqyen këngëtarit, pasi i ndryshoi edhe mimika e fytyrës.
Por Kiara i thotë se e tha gabimisht, u shpreh gabim. Ajo shtoi se nëse do e thoshte Luizi, do e merrte me sportivitet.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Unë kam frikë këtë, se duke e ditur se sa ndjej për ty e sa të dua, ti ke për ta përdorur këtë në mënyrë shumë të bukur. Jo në mënyrë shfrytëzuese
Kiara: Nuk je as i pari e as i fundit që… As i pari domethënë që bën, nuk ka lidhje. Se krah vetes gjithmonë kam dashur njerëz që bëjnë për mua
Luizi: S’je as i pari as i fundit, shumë e bukur kjo
Kiara: I fundit domethënë…
Luizi: Në ça sensi
Kiara: Nuk është hera e parë që dikush bën shumë për mua, kështu që është normale, nuk të shfrytëzoj. Nuk ka lidhje, e vlerësoj madje. Hë u mërzite tani?
Luizi: Jo
Kiara: U pre fare. Pse mërzitesh direkt si bebe, si çun i vogël 2 vjeç
Luizi: Ja këtë desha me thënë, se duke e ditur se sa të dua, ia fut një përkëdhelje, i bën gjitha me mua, edhe thua ‘kaloi, e harroi’.
Kiara: Ti je kampion në ngelje hatri. Njeri që të ngel qejfi në çdo moment
Luizi: Nuk duhet?
Kiara: Nuk duhet në çdo moment se bëhesh i lodhshëm.
Luizi: S’duhet me të thënë unë ‘O Kiarë nuk je as e para as e fundit’
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.2%
-
Të gabuar
52%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2381
Lajme të tjera
-
Këngëtari mirditor surprizohet nga Luiz Ejlli pas vargjeve që ‘i thuri’ kur ishte në BBV
31 Maj, 23:00
-
VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon fansen e tij të zjarrtë, ja reagimi i saj emocionues
29 Maj, 18:16
-
Tipike shqiptarësh! U pyet se sa para merr nëpër dasma, ja si përgjigjet Maestro
29 Maj, 12:38
-
E quajti dasmën e tyre veprim të nxituar, Efi Dhedhes flet për raportin me Luizin dhe Kiarën pas Big Brother Vip
29 Maj, 09:29
-
‘Arrogante, i fluturon mendja’, ish konkurrentja e BBV kritika Kiara Titos: As kokën nuk e ktheu të përshëndeste
29 Maj, 09:11
-
Keisi Medini komenton jetën pas Big Brother: S'më fton njeri për kafe, kanë frikë Sabianin! Më duket do ngel pa martuar
28 Maj, 16:15
-
U pa teksa hynte në hotel me Shpatin, Nita Latifi reagon për herë të parë dhe sqaron gjithçka
28 Maj, 07:38
-
Ledri Vula banor i edicionit të tretë të BBV? Këngëtari ‘shuan’ zërat dhe përgjigjet pa hezitim
27 Maj, 16:55
-
Kiara Tito rikthehet sërish si moderatore, ja emisioni që pritet ta drejtojë
27 Maj, 16:23
-
Shumë shpejt me një program televiziv? Efi Dhedhes zbulon planet për muajt në vijim
27 Maj, 13:08
-
Nga Zhaklin Lekatari e deri tek Luiz Ejlli, ja çfarë ka ndodhur me ndjekësit e personazheve të BBV
27 Maj, 11:30
-
Big Brother u bë shkak për shkarkimin nga puna si tenor, Armaldo sqaron të vërtetën: Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh
27 Maj, 09:20
Deri sa te menohet e te venos per dashnine KJARA tapo bahet katerdhetvjece!!
Përgjigjunuk te meriton o luiz je djali me i mere ne bote.
Përgjigju