'I thashë nuk bëhet me 15 mijë lekë, te unë hajde kur të kesh 25', zbardhen përgjimet që fundosën efektivët në Morinë

'I thashë nuk bëhet me 15 mijë lekë, te unë hajde kur të kesh 25', zbardhen përgjimet që fundosën efektivët në Morinë

Report Tv ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që çuan në pranga efektivët në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të cilët i merrnin para në dorë qytetarëve shqiptarë e kosovarë, për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin. Në përgjime del edhe një bisedë mes dy efektivëve, Halim Shehu dhe Fatri Iseberi të cilët diskutojnë mbi shumat që kërkojnë. Fatriu tregon se kishte biseduar me një person, që i ka ofruar 15 mijë lekë, por se ai nuk kishte pranuar më pak se 25 mijë lekë.

Përgjimet:

Halimi: He mik

Fatriu: A te thirri?

Halimi: Jo, hala jo

Fatriu: Se ika me henger nje pilaf thashë, qe ti kallzojsh

Halimi: A… sa ndalesh?

Fatriu: Po aç dhjete mimata se… (nuk kuptohet qarte)

Fatriu:

Halimi: Kambaru punë ai shoki…

Fatris: Jo bre vallakj

Halimi: Po valiaj E marr ne telefon un q tash, thush kur te afrohesh se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…

Fatriu: Eee

Halimi: Për besë, për besë tha, kam ken në zbritje të Kçirë tha, telefoni s bejke me thirr… Po une te kom thirr dhjete here thashe bre… Une jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gje emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Une thashe ta lo porosi, ta lo njerin aty bre.. Edhe (nuk kuptohet qartë) un prita Varja. Po veç kqyr ne darke nje here… Mos u permend gjo atyne se nuk del mire me ju thonë, po veç kqyr në darke nje here, a po.. (nuk kuptohet qarte) a jo.

Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qarte) Hajt.

Halimi: Hajt. Shumë mas me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu..

Fatria: Jo, jo hajt…

Fatriu: A je kund bre?

Halimi: O mik ç’e ne Lezhe vallaj jam, me dhendër, me at (nuk kuptohet qartë) patenten. C’a bone ti?

Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin. Engillin (keshtu degjohet), edhe

Halimi: Cilin?

Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si aj), tha u bofsh njeqind eursh. Jo or daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithe doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va rropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me m’u thashë, kur morrish dyqind e pesëdhjetë veç thashe hajde, ndrysh thash, jo. Tash une mirremedhe me këto, mirrem me ç’aq thashe…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë. Thashë, jo.

Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qarte) i degjenerum.

Fatriu: Jo, njeqind e pesëdhejte tha do me mbulu dhe doganiert or ti…Jo or ti thash…


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Korrupsioni në Morinë, GJKKO lë në burg 15 policë, 12 në arrest shtëpie, pezullohen 4 të tjerë! Pak ditë para se t'iu viheshin prangat pikasën kamerat e përgjuesit e BKH dhe i thyen


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë