Prindërit e autorit të dyshuar të ngjarjes në Roskovec, Beraze dhe Ismail Buzi, kanë folur për Report TV, duke treguar për marrëdhëniet të mira me ish-bashkëshorten e djalit të tyre.

“Të mos e donim vajzën, nuk do ta linim të afrohej te ne”, tha babai, Ismail Buzi, kur u pyet nëse e donin vajzwn

E ëma tregonse i biri nuk i kishte folur për problemet që kishte, por vetëm i kishte thënë se ishte i mërzitur për çështje lekësh.

“Mua s’më thoshte gjë. Jam mërzitur për punë lekësh, thoshte" tregon më tej.

"Ai thoshte që secili të qëndrojë në hallin e vet”, shton babai.

Sipas tij, në një moment i kishte kërkuar djalit që t’i jepte fund marrëdhënies.

“Atëherë i thashë shkëpute lidhjen, as mos e merr dhe as mos të të marrë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! Rrethohet nga RENEA, negociata për dorëzim (EMRAT)