KOLONJË- Një 36-vjeçar është vënë në pranga për shkak se ka kanosur policinë dhe në banesën e tij janë gjetur një sasi prej 22 kg kanabis.

Sipas policisë i arrestuari është B.A 36-vjeç, dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Toç Lart, ku ai është konfliktuar me komshiun E.M 66-vjeç, pasi këtij të fundit i kishte thyer xhamat e banesës.

Në momentin që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar konlfiktin, është përballur me rezistencën e B.A i cili me anë të një sopate ka kërcënuar policinë për shkak se nuk donte që banesa e tij të kontrollohej.

Por policia ka mund ta neutralizojë dhe më pas të kryej kontroll në banesë, ku u gjet një sasi prej 22 kg kanabis. Po ashtu në banesë janë kapur edhe 69 fishekë.

B.A., (i dënuar më parë për “Dhunë në familje”) u arrestua në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, "Shkatërrimi i pronës", si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij  F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.