I tradhtoi parfumi i personalizuar, SPAK mbyll hetimet për 4 skifterët shqiptarë

I tradhtoi parfumi i personalizuar, SPAK mbyll hetimet për 4 skifterët shqiptarë

SPAK ka përfunduar hetimet për 4 skifterët shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e më shumë se 60 shtëpive në Francë duke i çuar ata për gjykim në Gjykatën Speciale. Operacioni "AKUILA 2019" është kryer nga autoritetet franceze në bashkëpunim me ato shqiptare që përfundoi me arrestimin e 8 personave, mes tyre 4 shqiptarët.

SPAK përfundoi hetimet për Bardh Hotin, Besnik Fufin , Aleks Markun dhe Alfons  Përkola, të cilët u zbuluan nga parfumi i personalizuar që kishin përdorur.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri. 8 të arrestuarit, 5 prej të cilëve në Francë dhe 3 në Shqipëri, akuzohen për disa vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, ku përfunduan në pranga të gjithë anëtarët e këtij grupi kriminal.

Kontrollet e kryera bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në veçanti në Shqipëri, të disa objekteve të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë bizhuteri të identifikuara me ndihmën e hetuesve francezë.

Një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit, u bë i mundur identifikimi, goditja dhe shkatërrimi tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 05/05/2020 10:20

    Oo ku ka pase strategji ketu , njelloji ishte si me mbyllje si me hapje graduale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave