Kryeministri Edi Rama pak pas përfundimit të konferencës për mediet me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi dhe shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram.

Kreu i qeverisë shfaqet i ulur në një bordurë dyqani dhe duke komunikuar në telefon, ndërkohë që nuk ka zbuluar më tepër detaje në lidhje me telefonatën apo bisedën që po zhvillon.

'Alo! Ca ka nai gjo anej? *Bruksel!' - shkruan kreu i qeverisë, në foton e publikuar në mediat sociale.

Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama

Nuk dihet nëse kreu i qeverisë më ketë foto ka ironizuar marrëveshjen e firmosur sot mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhin, të cilët përcaktuan piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.