SHBA-Tre vetë u vranë dhe një tjetër u plagos, kur një person i armatosur hapi zjarr në Fresno, Kaliforni, në një sulm të dyshuar si terrorist, por qe me pas u konfirmua për motive raciste. Autori ndodhet në pranga ku ka rrëfyer motivin e ngjarjes.
"Kori Ali Muhammad ka qëlluar 16 herë në 90 sekonda", tha shefi i policisë Jerry Dyer.
"Ai bërtiti "Zoti është i madh" në gjuhën arabe, kur është arrestuar nga policia", ka thënë Dyer pwr BBC.
Muhamed ishte i kërkuar edhe për vrasjen e një roje sigurie në qytet javën e kaluar.
Vrasësi, një Afro-amerikan, kishte treguar në mediat sociale se 'i urrente njerëzit e bardhë' dhe shprehte pikëpamjet anti-qeveritare, tha policia.
Të katër shenjestrat ishin meshkuj të bardhë, dhe një prej tyre u qëllua në makinën e tij.
Të shtënat filluan rreth 10:45 të orës lokale në afërsi të selisë për organizatat bamirëse katolike, ku dhe mbetën të vrarë 2 persona.
Vrasësi më pas qëlloi mbi një automjet, ku mbeti i vrarë pasagjeri dhe u plagos shoferi.
Dëshmitarët thanë se panë një burrë që mbante një pistoletë të madhe, të cilën ai e rimbushi disa herë.
Ai më pas u prangos nga policia.
/Shqiptarja.com

FOTO
ngjyre" vret 3 persona në Kaliforni ">