BULQIZE- Një 24 vjeçar gjeti vdekjen nën betonin e bunkerit të cilën e kishte shkatërruar për të mbledhur hekur për ta shitur për skrap.
Vilson Gjikola nga Fushë Sopoti i Bulqizës është zënë poshtë nga betoni i bunkerit të shkatërruar paraditen e sotme. Policia bën të ditur se 24 vjeçari fillimisht i kishte vënë tritolin bunkerit. Më pas kishte hyrë për të nxjerrë hekurin. Pikërisht në këtë moment dherat janë shembur duke e zënë brenda. Policia nis hetimet për të zbardhur në detaje aksidentin tragjik.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com