I "vdekuri" në Vietnam që jeton ende
historia e veteranit amerikan të luftës

I historia e veteranit amerikan të luftës">
Ronald L. Ridgeway u deklarua i vdekur më 25 shkurt 1968.

Megjithëse asnjë gjurmë e tij nuk u gjet për 5 vjet, ai arriti t’u mbijetonte torturave çnjerëzore dhe brutalitetit të forcave të Vietnamit Verior.

”U ktheva sërish i aftë për të jetuar...Ne shkuam në Vietnam me një mision për të kryer. Ne dhamë më të mirën atje. Ishim me shumë fat që u rikthyem të gjallë", rikthen në memorien e tij pamjet e viteve kaotike dhe depresive te luftës dhe izolimit larg vendlindjes dhe familjes së tij.

Cila është historia e veteranit të Luftës së Vietnamit Ron Ridgway?

Ai u bë pjesë e forcave të Marinës Amerikane në moshën 17-vjeçare, pasi braktisi shkollën. Dëshira e tij ishte të largohej sa më shpejt nga vendi ku jetonte. Prindërit e tij ishin të divorcuar. Pasi u përfshi në radhët e Marinsave Amerikanë, ai u hodh menjëherë në terren. Ron ishte pjesë e një kompanie prej 45 vetash,të cilët ishin të ngarkuar me mision të luftonin forcat komuniste të Vietnamit të Veriut në bazën ushtarake amerikane të Khe Sanhut, që gjendet në pjesën veriore të Vietnamit të Jugut.

6000 forca amerikane gjendeshin të rrethuar nga 20.000 forca të Vietnamit.

Në orën 9:30 të 25 shkurtit 1968, kompania në të cilën ishte pjesë dhe Ridgway u vunë në ndjekje të disa forcave armike në një llogore. Por befas një granatë shpërtheu dhe midis forcave armike filloi shkëmbimi i zjarrit. Ron në përpjekje për t’u tërhequr nxitoi t’i shkonte në ndihmë shokut të tij Willie Ruff, i cili ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte thyer krahun.

"Ishim në nxitim. Por ndaluam se ai ishte i lënduar”, kujton ai. 

Por në përpjekje e sipër për të shpëtuar, një plumb e goditi komandatin e grupit, Charles Geller në faqe. Ridgway dhe Ruff u shtrinë dhe qëndruan si të vdekur. Geller tentoi sërish të ngrihej në këmbë, por shpërthimi i një granate i mori jetën. Më pas Ron dhe Ruff u kapën nga forcat luftarake të Vietnamit të Veriut.

Kolegët e patën të pamundur të dërgonin skuadra të tjera shpëtimi në ndihmë të kompanisë së Ron Ridgway. Nga 26 anëtarët që mungonin, vetëm 9 trupa të vdekur u identifikuan. Ata i frikësoheshin faktit se mund të humbisnin kolegë të tjerë. Sipas Pipes, një veteran lufte që jeton në Kaliforni, ata arritën t’i shihnin kufomat nga larg dhe qëndruan në vend për gjashtë javë.

Më pas ai i shkroi një telegram të ëmës së Ronit. ”Më vjen keq që nuk mund t’ju dërgojë asnjë shenjë shpresëdhënse për gjendjen e Ronit”.

Në qytetin e tij të lindjes u organizua funerali i të rënëve në Khe Sanghu. Në nder të tyre u gdhend dhe një pllakë varri, në të cilën përmendej së 9 vetat ishin vrarë pasi kompania e tyre u sulmua.

Por në të vërtetë ai mbahej i izoluar në burgun e Hanoi Hiltonit. Gardianët dhe oficerët vietnamezë ishin shumë brutal dhe të pamëshirshëm. Pas çdo pyetje ata i torturonin të arrestuarit me dru bambuje. Ron kujton njërin prej tyre të cilin e thërrisnin “Djathi”.

Por në janar 1973, erdhi dhe lajmi i pamundur në fundin e skëterrës. Ai u lirua së bashku me të tjerët si pjesë e marrëveshjes së paqes me SHBA-në përpara se këta të tërhiqeshin përfundimisht nga Vietnami.

Fiks pas 50 vitesh ai rikthehet me të shoqen në Jefferson Barracks, për të parë gurin e varrit të gdhendur për të dhe shokët e tij të rënë. Pasi ai u kthye në shtëpi, guri u hoq.

“Duhet ta vendosësh brenda mendjes tënde se do të mbijetosh. Duhet të besosh se të tjerët nuk do të të mposhtin ty, por ti do të fitosh", shprehet i emocionuar Ron.

Për të kjo ishte një eksperiencë solemne.

Redaksia Online
d.v/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës