Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme për ngjarjen ku 48-vjeçarja Shpresa Cani ndërroi jetë në ambientet e bashkisë Lushnje në datë 28 nëntor.
Duke postuar një denoncim nga '’qytetari digjital’, Berisha ka shenjëstruar kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe drejtuesin politik të PS në Fier, Taulant Balla.
Berisha shkruan se kryebashkiakja Sefa ka shkuar të festojë me Ballën dhe të rinjtë e FRESH Lushnje, disa orë pasi në Bashki kishte ndërruar jetë 48-vjecarja.
‘Çnjerëzi ekstreme! Eriseldës i vdes qytetarja Shpresa Cani, 48 vjeçe në zyrë nga stresi i fortë dhe zemra e plasur sepse i hoqi ndihmën ekonomike. Në vend që të merrej me mortin dhe familjarët e saj, Eriselda tundet e shkundet në takimin festiv me Taulant Bego Yaris.’- shkruan Berisha.
Mirëpo mjafton një verifikim i thjeshtë ne profilin e kryebashkiakes Eriselda Sefa për të nxjerr “bllof” postimin e Berishës për të cilin i referohet si zakonisht, “qytetarit dixhital”.
Aktiviteti në fakt është bërë të martën më 27 dhjetor pasdite, dhe pak vonë më kryebashkiakja e Lushnjës e ka postuar në faqen e saj në Facebook dhe në Instagram.
Në fakt këtë herë Berisha dhe qytetari i tij dixhital i janë referuar një postimi i Taulant Ballës, i cili e ka postuar festën me të rinjtë 24 orë më vonë në profilin e tij.
Ky nuk është rasti i parë që Berisha publikon denoncime të ndryshme nga qytetari digjital të cilat kanë rezultuar “fake”, madje ne disa raste Berisha i ka fshirë postimet.

Postimet e kryebashkiakes së Lushnjës
-
Aman kam shkruar dhe here tjeter ju te medias atij i zgjatni jeten. Beni bojkot fe qenit dhe do te degjoni pas disa ditesh ka nderruar jet nje funderrine e fundit e komunizmit. Dhe me ne fund mbase clirohet shqiperia mbas 32 vjetesh. Vetem nje pyetje ju beju mediave,kur ky ka then gje te vertete nga 30 vjet?????????
Përgjigju -
Po sali bajga është mësuar me vjedhje, krime, mashtrimet si ish sekretar partie. Prandaj mos ju duket çudi për pislliqet e sali bajgës.
Përgjigju-
Te rroje partia se ju nga bajga dilni e te bajga perfundoni. Cfare fare e keqe paskeni mbire o bajga brez pas brezi. Pty
-












Komente
Komento