Aksidenti tragjik që i mori jetën legjëndës së NBA Kobe Brayant dhe vajzës së tij Gianna ka tronditur botën e sportit dhe natyrisht jo vetëm, por padyshim që më keq nga të gjithë e ka pritur gruaja e tij Vanesa. Nëna e katër fëmijëve sipas ‘Hollywoodlife’ është shkatërruar totalisht nga kjo ngjarje e tmerrshme.
Sipas këtij burimi 37-vjeçarja në momentin që ka mësuar ngjarjen është ndjerë shumë keq, aq sa është dashur kujdesia mjekësore pasi mësoi një shok të vertetë. “Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruhet në artikullin e publikuar nga “Hollywoodlife”.
Kobe dhe Vanesa u martuan në vitin 2001. Ylli i NBA rrëfeu në një intervistë të tijën, para disa kohësh se ishte takuar me gruan e tij në vitin 1999. Ai ishte 21 vjeç në atë kohë, dhe ajo ishte 17. Kobe i propozoi asaj gjashtë muaj pasi u takuan, madje pa i kërkuar që të nënshkruajë një marrëveshje paramartesore.