Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt ka kundërshtuar arrestin me 1 muaj burg të caktuar nga Gjykata e Pejës duke u shprehur se duhet të kujdeset për djalin e tyre të mitur, 12 vjeç.
Ai ka thënë se nuk e di se ku ndodhet i biri si dhe se s’mund të largohet nga vendi për mungesë dokumentesh.
“E kundërshtoj propozimin e masës së paraburgimit, arsyeja që e kundërshtoj është se unë e kam një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç që tani nuk e di ku është, i njëjti ka nevojë për kujdesin tim”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Sipas tij, pasaportën amerikane ia ka marrë hetuesia, ndërsa të Kosovës, 49-vjeçarja e ndjerë.
“Ashtu siç deklaroi mbrojtësi im, pasaportën e Amerikës e kanë organet e hetuesisë, ndërsa pasaportën e Kosovës ma kishte marrë e ndjera, ndërsa unë pa dokumente nuk kam ku të largohem, përtej shtëpisë nuk kam ku të shtoj”, ka deklaruar Sylaj.
Më tej, ka shprehur keqardhje për vdekjen e së shoqes dhe ka shtuar se është përpjekur ta parandalojë.
“Ndjej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”, është shprehur Sylaj.
Megjithatë, ai ka pranuar se e ka kërcënuar ish-gruan, e cila më pas iu vra me sëpatë nga vëllai, Alberti. Ky i fundit u arrestua ditën e sotme në zonën malore të Becit, në Gjakovë, pas disa ditëve në arrati.





Komente
Komento