I vendosen 200 gr tritol gjatë natës lokalit në Vlorë, nuk shpërthen (VIDEO)

VLORE - Një biznesi tip bar-kafe i është vendosur rreth 200 gr tritol gjatë natës në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës. Tritoli nuk ka shpërthyer fatmirësisht, ndërsa dyshohet se akti mund të ketë qenë edhe një mesazh për pronarin e lokalit, Adriatik Brahimaj. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë konstatuar lëndën shpërthyese në momentin kur kanë tentuar të hapin lokalin në orët e para të mëngjesit. 

Në foto lënda shpërthyese e vendosur në derën e lokalit

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policore. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje. 

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Informacion paraprak

Më datë 31.01.2019, në orën 07:20, në lagjen "Pavarësia" Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e "Çipajve" është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimorë me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje