I vendosën eksploziv ish Italcementit, por nuk shpërtheu, autorëve iu dështon plani! Firma në pronësi të gjermanëve

DURRËS- Një firme ndërtimi në Durrës, i njohur edhe si ish Italcementi, i është vendosur një eksploziv, i cili nuk ka arritur të shpërthejë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës, ndërsa disa persona që ende nuk janë identifikuar janë futur në ambientet e firmës dhe kanë vendosur lëndën shpërthyese. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo firmë është pronë e shtetasve gjermnë dhe se administrator është Mihail Lazarov, me origjinë nga Bullgaria, ndërsa firma ndodhej në lagjen nr.14 në Durrës.

Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere të cilat kanë bërë të mundur çmontimin e lëndës shpërthyese.

Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj ngjarje, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose një kërcënim për administratorin e firmës.

SI.E./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat