I vendosën tritol në mobileri, pronari: Kjo është hera e tretë, s’kam konflikte! Një person i maksuar hodhi lëndën plasëse dhe u largua

 

Artan Alla, pronari i mobilierisë në Durrës së cilës iu vendos tritol, thotë se nuk ka asnjë konflikt pronësie. Në një prononcim për gazetarët ai thotë se kamerat kanë filmuar një person të maskuar që ka hedhur tritolin dhe më pas është larguar. Ai thotë se është hera e tretë që i vendosin tritol.

Artan Alla: Unë kam dyqanin këtu. Skam konflikti me asnjë njeri në botë, as për prona skam konflikt, as borxh si kam kujt, e kam me leje ndërtimi, me licencë. Rri këtu te dera e dyqanit me serbes, nuk kam konflikt me asnjeri.

Gazetarja: Policia tha se ju keni deklaruar se keni një konflikt pronësie për një copë toke me një person tjetër?

Artan Alla: Ja kanë fut kot. Mbase kanë dyshimet e veta. Kamerat kanë kapur një person duke kaluar këtu, duke e hedh lëndën dhe duke ikur. Ka qenë me kapuç me maskë. Kjo është hera e tretë që ma hedhin, e kanë hedhur njëherë në nëntor, njëherë para 3-4 javësh dhe sot prapë.

Nga ana tjetër, policia në një njoftim të ndarë për mediat, thotë se dyshohet se shkak për vendosjen e lëndës plasëse është bërë një konflikt për çështje pronësie. Por pronari e mohon.

"Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.  Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.  

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Shpërthim me tritol në një mobilieri në Durrës, xhamat përtokë! Pistë hetimi konfliktet për çështje pronësie, pronari e mohon! 3 të shoqëruar


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh