I është dhënë sot lamtumira e fundit legjendës së Formula 1, Niki Lauda. Kujtojmë, se austriaku vdiq më 20 maj në moshën 70 vjeçare.
Bashkëshortja e tij Birgit Lauda, 40 vjeç dhe dy djemtë Mathias e Lucas i bënë homazh Laudas në katedralen e Shën Stefanit në Vjenë, duke vendosur kurora me lule në arkivol.

Sipas Reuters, familjarët kanë përmbushur edhe dëshirën e fundit të Niki Lauda, i cili ka kërkuar të përcillet i veshur me tutat e Ferrarit që mbajti veshur kur u shpall kampion bote në Formula 1.
Arkivoli i kampionit të botës ishte zbukuruar me kaskën e kuqe të ish-pilotit të Ferrarit, rrethuar nga 6 qirinj të bardhë dhe trëndafila me dy portrete të mëdha të Laudës.
Përveç familjarëve, qindra tifozë të tij priten në radhë për t'i bërë homazhe ish-kampionit
Komente

