VLORË - Një shpërthim ka tronditur lagjen “Pavarësia” në Vlorë, rreth orës 00:50 një sasi eksplozivi ka shpërthyer duke dëmtuar makinën e Prokurorit të Rrethit Vlorë, Dorian Tafili. Si pasojë e shpërthimit makina tip “Wolksvagen Golf 4” me targa VL 0615 D ka pësuar dëmtime të lehta në pjesën e përparme nga shpërthimi, nuk ka pasur persona të plagosur.
Korrespondenti i TV A1 Report Armand Xhelili informon se në momentin e shpërthimit, makina ishte e parkuar në parkingun përpara pallati ku banon prokurori Dorian Tafili.

(Në foto, makina e dëmtuar e Prokurorit Dorian Tafili)
Pas shpërthimit në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë së Vlorës dhe grupi hetimor i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e fakteve të ngjarjes.
Policia po punon intensivisht në bashkëpunim edhe të prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen a autorëve.
Redkasia Online
(b.m/shqiprtarja.com)
/Shqiptarja.com