THETH- Bujtinës “Buni i Bajraktarit”, në pronësi të Gëzim Olaj i është vënë flaka. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ngjatë mbrëmjes së djeshme, e ndërsa nuk dihen ende shkaqet, por nuk përjashtohet që të jetë i qëllimshëm për shkak të konkurrencës.

Olaj është shprehur se dëmi është i madh dhe kap shifrën e 3 mln euro, por pavarësisht kësaj nuk do të ndalet, por do të kthehet më i fortë. Sipas tij, autorët kishin shfrytëzuar faktin që nuk ka pasur roje prej janarit, duke i bërë thirrje policisë që “t’i kapë këta taleban’. Olaj, një emigrant i ardhur nga Londra, nuk di të drejtor gishtin te dikush si fajtor, pasi shprehet se nuk ka konflikte me askënd dhe se të gjithë bujtinën e ka në pronën e tij.  Siç shihet në fotot e sjella nga Report Tv, është djegur lokali, shtëpizat si edhe godinat që ishin në ndërtim e sipër.

Lidhur me këtë, ka pasur edhe një reagim nga drejtuesi politik i qarkut, Ilir Beqaj. Akt kriminal e ka quajtur ai, teksa i ka bërë thirrje autoriteteve që të nisin hetimet.

Jam i shokuar nga lajmi për ngjarjen kriminale të djegies së kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore. Gëzim Ola po investon aty kursimet e 20 viteve në emigracion. Me mund dhe djersë po ndërton një mrekulli. Tani që rruga automobilistike po shkon në Theth, tani që investimet private po lulëzojnë, ky është një veprim fyes jo vetëm ndaj Gëzimit, por për krejt Dukagjinin. Dënoj me forcë këtë akt kriminal të pashoq dhe ju bëj apel strukturave të policisë t’i shkojnë hetimeve deri në fund në zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Me mëndje e zemër jam me Gëzimin dhe familjarët e tij. Kurajo dhe forcë!”, nënvizon Beqaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
Iu vu flaka bujtinës në Theth, pronari: Dëmi 3 mln euro! Policia t’i kapë këto talebanë! Do kthehem më i fortë

 

Gëzim Olaj, pronari i bujtinës “Buni i Bajraktarit” që iu vu flaka tha se dëmi është 3 mln euro, por kjo nuk do e ndal! Ai tha se nuk ka konflikte me askënd.

“Isha duke shkuar në Tiranë kur më marrin në celular hajde se i është vënë flaka gjithë bujtinave, u trondita, po po mundohemi që të mbledh veten dhe që ta di se ca ka ndodh me heq këto taleban nga zona se unë nuk kam asnjë problem me askënd, kam ardhur nga Londra, investimi, dëmi që më është bërë është 3 mln euro, po prap do ta rindërtojë dhe do ta bëj më mirë se ka qenë se janë në pronat e mia, nuk kam pasur asnjë konflikt me askënd për pronën, është pronë e Bajraktarit të Bogës. Kam pasur një roje deri nga janari, pastaj e kam tërhequr prej kushteve të borës dhe kanë shfrytëzuar rastin”, u shpreh Olaj.