Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Durrës.
Policia njofton se në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Sakaq janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Komento