FIER- Fusha e mbetjeve urbane në Fier, në vendin e quajtur Mbrostar, është për përfshirë nga flakët, ndërkohë që tashmë prej më shumë së dy orësh, zona është nën pushtetin e tymit.

Si pasojë e flakëve dhe tymit të ngritur në ajër, shtëpi e biznese të shumta në afërsi të kësaj zone, por jo vetëm, janë mbuluar nga tymi, gjë që ka shkaktuar jo pak shqetësim tek banorët.

Aktualisht po ndërhyhet për shuarjen e flakëve me botet e ujit të bashkisë, ndërsa zjarrfikëset e Fierit, Roskovecit dhe Patosi kanë shkuar sapo janë lajmëruar në vendin e ngjarjes për vënien nën kontroll të flakëve.

Impaniati i përpunimit të mbetjeve në Fier është gati dhe pritet që ai të mbyllë këtë plagë të djegies së mbeturinave në ambient të hapur.

Në vendin e ngjarjes për të monitoruar nga pranë situatën është parë edhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

1627395225_fier3.jpg

1627395234_fier2.jpg

Zjarri midis mbeturinave