I vihet lëndë plasëse, digjet gjatë natës një kancelarie në Kamëz! Pronari jashtë vendit, shkak dyshohet një konflikt

I vihet lëndë plasëse, digjet gjatë natës një kancelarie në Kamëz! Pronari jashtë vendit, shkak dyshohet një konflikt

Foto nga vendi i ngjarjes

KAMËZ- Një kancelari është gjetur djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Kamëz.

Ngjarja nuk është aksidentale, por Report Tv mëson nga burime zyrtare se kancelarisë i ishte vënë një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer.  Report Tv mëson se shkak dyshohet të jetë një konflikt i pronarit. Ky i fundit ndodhet jashtë vendit, teksa referuar burimeve, lënda plasëse është hedhur mbi tendën e kancelarisë ku si pasojë e shpërthimit u shkaktua zjarr.

"Tiranë/Informacion paraprak" Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit", njofton policia. 

 Për fat të mirë, si rezultat i flakëve nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:00
Detaje nga shpërthimi në Kamëz, dyshohet për shkak të një konflikti! Pronari jashtë shtetit

1651910088_Screenshot1.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i lëndës plasëse në Kamëz. Report Tv mëson se shkak dyshohet të jetë një konflikt i pronarit. Ky i fundit ndodhet jashtë vendit, teksa referuar burimeve, lënda plasëse është hedhur mbi tendën e kancelarisë ku si pasojë e shpërthimit u shkaktua zjarr.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur