TIRANË- Makina tip ‘Audi Q7’ në pronësi të Artan Lleshit është shpërthyer me lëndë eksploziv. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në bulevardin ‘Nënë Tereza’ në Kamëz, kur mjeti ishte i parkuar. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm për dëme materiale, ndërsa veç makinës së parkuar, janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se Artan Lleshi, me origjinë nga Fani i Mirditës, jeton jashtë vendit, kryesisht në Angli dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptare. 38-vjeçari dyshohet se ai është përzier në grupe kriminale.

Të njëjtat burime thonë se në makinën Audi Q7 me ngjyrë të zezë është vendosur një sasi prej rreth 50g lëndë plasëse. Në pyetje është marrë pronari i mjetit, Artan Lleshi, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dyshon tek asnjeri. Por deklarata e tij nuk është bindëse për hetuesit, të cilët kanë dyshime për përfshirje të tij në konflikte në Angli, si pjesë e grupeve kriminale atje. Lleshi banon në anën tjetër të pallatit dhe makinën kryesisht e parkonte në vendin ku u hodh në erë.

Në një prononcim për Report Tv, Lleshi dyshon se tritoli mund të jetë vendosur edhe për hakmarrje. Kjo pasi sipas 38-vjeçarit xhaxhai i tij Mark Lleshi ka kryer një vrasje në vitin 2000.  

‘Xhaxhai im ka kryer një vrasje në vitin 2000. Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt.’- ka thënë ai.

Kamerat e sigurisë nuk kanë pasur fushëpamje të drejtpërdrejtë mbi ngjarjen dhe nuk e kanë fokusuar momentin kur i është vendosur tritoli makinës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
I vendosën 50 gr tritol makinës në Kamëz, Artan Lleshi për Report Tv: Dyshoj te vrasja e kryer nga xhaxhai në 2000

1653988012_ARTANNN.jpg

Artan Lleshi, i kontaktuar përmes celularit nga Report Tv ka deklaruar se xhaxhai i tij ka kryer një vrasje në vitin 2000.  

‘Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt.’- ka thënë ai.

Ora 10:58
Kush është Artan Lleshi me 'Audi Q7' që iu vu tritoli në makinë, del FOTO

Report TV ka siguruar foton e Artan Lleshit, të cilit iu vu tritol në makinën e tij luksoze Audi Q7.

1653987690_fdce6bd8d332402d9e60bdf6bdb200fb.jpg

Artan Lleshi
Ora 08:53
VIDEO/ I vendosën tritol në makinën luksoze në Kamëz, Artan Lleshi dyshohet i përfshirë në grupe kriminale

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se Artan Lleshi jeton jashtë vendit, kryesisht në Angli.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptare. Dyshohet se është përzier në grupe kriminale.

Ora 08:19
Kush është pronari i Audit Q7 që ju vendos tritol në Kamëz

1653974975_Sequence03.00104810.Still020.jpg

Report Tv mëson se Artan Leshi është pronari i makinës Audi Q7 të cilës ju vendos tritol pak pas mesnate në Kamëz.