Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në fshatin Velabisht të Beratit nga djegia e disa plastikave të hedhura anë lumit Osum pranë urës së re.

Banorët janë vënë në alarm nisur edhe nga era e keqe e përhapur, ndërsa kanë njoftuar zjarrfikëset .  

Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët e zjarrit të vendosur nga persona të papërgjegjshëm, ende të paidentifikuar nga policia.