I vodhën portofolin 24-vjeçarit
policia i prangos në pak minuta

I vodhën portofolin 24-vjeçarit<br />policia i prangos në pak minuta
Aventura e dy të rinjve që i grabitën portofolin një 24-vjeçari përfundoi në pak minuta, pasi autorët u arrestuan nga policia.
 
Ngjarja ka ndodhur në mes të lagjes “Skenderbeg” në Shkodër.
 
Bëhet fjalë për dy të rinj nga qyteti i Shkodrës, Kedis Druni, 22 vjeç, dhe Mikel Miloti, 19 vjeç, të cilët nëpërmjet dhunës kanë mundur t’i vjedhin 24-vjeçarit A. D portofolin, brenda të cilit kishte një sasi të madhe parash.
 
Edhe pse kanë tentuar të fshihen pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka rënë në gjurmët e tyre dhe i ka arrestuar një ditë pas vjedhjes.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe portofoli, me sasinë e lekëve të sipër përmendura. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit