I vodhën me dhunë varësen e floririt vajzës në Tiranë dhe më pas e shitën në argjendarinë Lezhë, arrestohen dy autorët (VIDEO)

TIRANË- Dy persona kanë rënë në pranga pasi më datë 08.07.2022 është bërë kallëzim nga vajzë me iniciale I. K., se në zonën e Astirit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur varësen me dhunë.

Pas hetimeve, rezultoi se autorët e vjedhjes ishin dy persona nga Lezha, të cilët pasi vodhën varësen e shitën në një argjendari në  Lezhë. Autorët janë  dy të rinj, një 18 vjeçar me inicial O. H dhe një 24-vjeçar me iniciale K.H, të dy nga  Lezha. Ata akuzohen për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është vënë nën hetim dhe pronari i argjendarisë,  39-vjeçari me iniciale I. G. për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 25/07/2022 12:24

    Sa te kete Markun se rru Irisi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën