Policia e kryeqytetit ka vënë një pranga një 57-vjeçar, pasi vodhi 10 mijë lekë në në qendër fizioterapie. "Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit D. S., 57 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, në një qendër fizoterapie, i ka vjedhur 10000 lekë punonjëses së kësaj qendre, shtetases Xh. L", thotë policia.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i vjedhjes në një qendër estetike, ku ka marrë disa artikuj kozmetikë me vlerë 600.000 lekë të reja, si edhe autor i vjedhjes në biznesin në pronësi të shtetasit A. A.