Tensionet e ashpra kanë shoqëruar për disa orë sallën e Kuvendit, ku deputetët e opozitës kanë protestuar kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri. Teksa mazhoranca ka votuar e vetme për kryeprokurorin, deputetët e opozitës janë munduar me të gjitha mënyrat të bllokojnë procesin.
Disa prej deputetëve hodhën tymues dhe ngjyrues në sallën e Kuvendit, por pati dhe nga ata që vodhën kartat e kolegëve të majtë. Një rast i tillë ishte dhe ai i deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila i mori kartën e votimit deputetit të PS, Bujar Çela.
Ky i fundit ka spikatur menjëherë deputeten e LSI dhe e ka shtyrë, duke e goditur. Fotoja më poshtë tregon momentin e përplasjes mes dy deputetëve.
/Shqiptarja.com

(Momenti kur deputeti i PS, Bujar Çela, shtyn dhe godet deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj)
d.c./shqiptarja.com