Policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim policor ditën e djeshme një 23-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes. Burime nga uniformat blu kanë bërë me dije se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas dyshohet se në banesë, i ka vjedhur një laptop motrës së tij me inicialet F. T., 26 vjeçe, banuese në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Kjo e fundit ishte paraqitur ditën e djeshme pranë Komisariatit numër 2, duke bërë edhe kallëzimin ndaj vëllait të saj. Vijojnë kërkimet e policisë për kapjen e të riut.
/Shqiptarja.com