I vodhi makinën një qytetareje, në pranga 34-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

Një 34-vjeçar është arrestuar në Durrës të hënën në mbrëmje, pasi dyshohet se ka vjedhur makinën e një qytetare. 34-vjeçari V.K., banues në Tiranë dyshohet se më 27 gusht vodhi makinën në pronësi të një qytetareje në Durrës.

Pasi qytetarja ka bërë denoncimin, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe gjetjen e mjetit të vjedhur, si edhe identifikimin e autorit. Policia zbuloi se autori ka qenë i dënuar më parë, po për vjedhje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë i mundur falë operacionit të koduar "Bared”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?