I vodhi të atit 100 mijë lekë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë! I ati e denoncoi vetë në polici: E di që e ka bërë ai, konsumon drogë dhe luan bixhoz

TIRANË- “Më kanë vjedhur paratë në shtëpi, jam i bindur se i ka marrë djali", ky i ishte denoncimi i një 45-vjeçari në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.

Mbi dyshimet e babait, policia shoqëroi për ta marrë në pyetje Renis Ukun, 18 vjeç.

Fillimisht, para hetuesve i riu nuk pranoi se kishte marrë paratë në shtëpinë e tij, por shumë shpejt zbardhi çdo gjë.

Shumën prej 104 mijë lekëve ai u tha hetuesve se e kishte fshehur te shtëpia e komshiut, në një vend të fshehtë, pa dijenin e tij.

Agjentët e policisë e gjetën vendin dhe brenda tij edhe paratë, të paprekura, siç i vodhi në shtëpinë e tij. 18-vjeçari u tha hetuesve se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe herë pas here luante edhe bixhoz, çfarë e detyronte që të vidhte në shtëpinë e tij.

Por, Uku nuk ka vjedhur vetëm në familje, ai rezulton hajdut edhe në raste të tjera në Tiranë dhe Durrës.

Para hetuesve ka pranuar se ka vjedhur në shtëpi të tjera, çfarë i dilte përpara, sende me vlerë dhe kryesisht para.

Hetuesit po punojnë për të dokumentuar të plotë të gjithë veprimtarinë kriminale edhe me rastet e tjera që kanë mbetur të pazbardhura të thyerjeve të banesave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Djali i vodhi 100 mijë lekë, babai në polici: I kishte fshehur te komshiu! Më konsumon drogë dhe luan bixhoz

“Më kanë vjedhur paratë në shtëpi, jam i bindur se i ka marrë djali", ky i ishte denoncimi i një 45-vjeçari në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.

Mbi dyshimet e babait, policia shoqëroi për ta marrë në pyetje Renis Ukun, 18 vjeç.

Fillimisht, para hetuesve i riu nuk pranoi se kishte marrë paratë në shtëpinë e tij, por shumë shpejt zbardhi çdo gjë.

Shumën prej 104 mijë lekëve ai u tha hetuesve se e kishte fshehur te shtëpia e komshiut, në një vend të fshehtë, pa dijenin e tij.

Agjentët e policisë e gjetën vendin dhe brenda tij edhe paratë, të paprekura, siç i vodhi në shtëpinë e tij. 18-vjeçari u tha hetuesve se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe herë pas here luante edhe bixhoz, çfarë e detyronte që të vidhte në shtëpinë e tij.

Por, Uku nuk ka vjedhur vetëm në familje, ai rezulton hajdut edhe në raste të tjera në Tiranë dhe Durrës.

Para hetuesve ka pranuar se ka vjedhur në shtëpi të tjera, çfarë i dilte përpara, sende me vlerë dhe kryesisht para.

Hetuesit po punojnë për të dokumentuar të plotë të gjithë veprimtarinë kriminale edhe me rastet e tjera që kanë mbetur të pazbardhura të thyerjeve të banesave.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/07/2023 02:30

    Shume mire ke bere qe e ke denoncuar,pak me vonese,por me mire vone se kurre.Shume te rinj merren me qafe,ose perfundojne keq se mbrohen nga prinderit,bile ndonje here jane dhe bashkepuntore ne krim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?

×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump